Braktisi foshnjën e porsalindur, ndalohet nga policia nëna 29-vjeçare nga Pogradeci


Ditën e sotme një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht të Tiranës. Ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e nënës së foshnjës nga Pogradeci, që braktisi fëmijën e saj.

Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Aktualisht foshnja ndodhte në intubim pasi ka probleme me oksigjenin. Mësohet se nëna e ka lindur foshnjën në divanin ku është gjetur i braktisur.