Ministri i Drejtësisë Krenar Loga tha sonte në TV21 se gjyqtarët më shumë kontrollohen nga oligarkët sesa nga politikanët.
– Prokurorët dhe gjyqtarët janë më të kontrolluar nga oligarkia sesa nga politika – tha Loga.
Ai përmendi edhe kryetarin e Gjykatës në Kumanovë, i cili, sipas tij, nuk e ka kaluar testin e integritetit, por është rizgjedhur kryetar i gjykatës.
– Ky gjyqtar ka dështuar në testin e integritetit dhe është lejuar sërish të jetë kryetar i gjykatës. Dje ka pasur një test të tillë për kandidatët dhe ata që nuk e kanë kaluar këtë test janë eliminuar – tha Loga.
Sipas tij, ky gjyqtar ka drejtuar edhe fjalë fyese për shqiptarët.