Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit


Sot janë bërë shtatë vjet nga vrasja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

LVV ka organizuar disa aktivitete me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së tij, transmeton Telegrafi.

Në ora 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit.

“12:00 – SKV Diskutim, vendi: Parku ‘Astrit Dehari’ te Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë. 14:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut, vendi: Sekretariati i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rr. Behije Dashi, Prishtinë. 18:00 – Ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin, vendi Kino ABC, rr. Rexhep Luci”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/