Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një mesazh urimi për nder të festës së Kurban Bajramit.
Ai kësaj dite i ka dhënë theks të veçantë kontributit të dëshmorëve, familjarëve të tyre, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, pa të cilët sipas tij kjo festë nuk do të festohej as në Drenas por as edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova.
”Të parin urim të Kurban Bajramit, ia dedikova Nanës Ki, e nëpërmjet saj, të gjithë prindëve të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, urim për invalidët dhe veteranët e UÇK-së, pa të cilët, kjo festë në liri nuk do të festohej as në Drenas as në Kosovë.
Qytetarë të dashur, paçi shëndet, lumturi e begati në familjet Tuaja.
Me fat Kurban Bajrami!”