Ismet Ramadani, themeluesi i Këshillit Euroatlantik dhe njëherit këshilltari i kryeministrit të RMV-së është larguar nga studio televizive e TV Kanal5.
Drejtori i këtij televizioni, Ivan Mirçevski është lidhur direkt në emision, ku ka kërkuar që Ramadani të lëshoj studio sepse sipas tij, Ramadani ka shprehur akuza se udhëheqësi i debatit po nxit frymë antishqiptare dhe segregacioni.
Por, Ramadani ka mohuar këtë duke thënë se akuzat e tilla janë ndaj faktorëve politik dhe opinionbërësve që po shprehin albanofobi dhe projekte proruse kundër integrimeve euroatlantike të vendit.
Nga minuta e 8 shikoni videon e meposhtme.