Policët e Byrosë për Siguri Publike në koordinim me PTHP Shkup sot, pas informacioneve të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në IEVP Idrizovë, në një pavijon gjysmë të hapur, gjatë të cilat 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë.
“Në marrjen e veprimeve zyrtare është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra janë mposhtur. Në këtë mënyrë u lënduan 10 policë dhe u lënduan edhe disa nga të burgosurit. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, tha Toni Angelovski, zëdhënës në MPB.Pa Censurë