Vriten 22 palestinezë nga bombardimet e Izraelit në Khan Younis të Gazës

Autoritetet palestineze njoftuan se 22 persona u vranë dhe shumë palestinezë të tjerë u plagosën në sulmin ndaj shtëpisë së familjes Abu Shimale në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripin të Gazës nën bllokadën izraelite, transmeton Anadolu.

“Si rezultat i bombardimeve të pushtuesve në Khan Yunis, trupat e 22 dëshmorëve u hoqën nga rrënojat e shtëpisë së familjes Abu Shimale dhe rrethinave të saj dhe ka më shumë se 100 të plagosur”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza.

Dëshmitarët okularë raportuan se bombardimet izraelite në rajon shkaktuan dëme të mëdha në pronat palestineze në rajon.