Azizi: Maqedonia, arenë e krimit dhe varfërisë


Sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar për krimin dhe varfërinë që zotëron në Maqedoni.

Maqedonia arenë e krimit dhe varfërisë
Derisa pushteti dhe funksionarët e BDI, ( ASH ), LSDM punojnë vetëm për të mbushur xhepat e tyre, krimi po lulëzon dhe vendi është shndërruar në një arenë krimi ku çdo kush ka armë dhe çdo kush mund të vras kë të dëshirojë dhe ku të dëshirojë.
Për një vit, qytetarët nuk shohin asgjë tjetër, për veç asaj se si vidhen tenderë, si hapen kazino dhe si ndodhin vrasje në stilin e “kaubojve” në mes të qendrave tregtare , nëpër lokale ku frekuenton rinia, por edhe nëpër rrugë.
Përveç se qytetarët po varfërohen, ata tashmë janë të pasigurt, sepse pushtetit pasurohet e kriminelët armatosen.
Por që këtij pushteti i vjen fundi këtë e tregojnë edhe anketat e sapo publikuara.
Kësaj Qeverie i besojnë vetëm 9% e qytetarëve, ndërsa 47% e tyre thonë se aspak nuk kanë besim.
Për Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili edhe ashtu nuk është zgjedhur nga votat e qytetarëve, vetëm 5% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv, ndërsa 22% mendojnë negativisht.
Rekordin e thyen zëvendëskryeministri Artan Grubi. Vetëm 3% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, por 45% thonë se kanë mendim negativ.
Nuk e di, me çfarë dinjiteti dalin para popullit dhe vazhdojnë të pasurohen në kurriz të këtij populli që e varfëruan skajshmërisht” shkruan Azizi.