Sulmuesi i Rade Shtekllit mund të ketë mbajtur një maskë silikoni për të fshehur fytyrën e vërtetë të tij


Personi që ka qëlluar Rade Trajkovski-Stekli në “Porta Lindore”, mund të ketë qenë me maskë silikoni me të cilën ka ndërruar fytyrën, shkruan portali “Skopje1”.

Duke vepruar kështu, ai ka fshehur me sukses identitetin e tij nga kamerat e sigurisë.Kjo vërtetohet lehtësisht duke monitoruar shprehjet e fytyrës së personazhit – sepse nëse ai mban maskë për t’u fshehur, atëherë nuk ka as shprehje të fytyrës. Përveç kësaj, kapelja dhe kufjet – të cilat fshehin kokën dhe veshët – janë në dyshim, shkruan “Skopje 1”.