Kohë më parë gruaja e Shtekllit ishte rrahur rëndë para hyrjes në banesën e saj

Ana Trajkovska, ish-bashkëshortja e Rade Trajkovskit, i plagosur sot në “East Gate Mall ” para katër viteve ishte rrahur para objektit ku jetonte në Miçurin të Shkupit

Ajo ishte sulmuar dhe rrahur nga një person me maskë në fytyre dhe shkop.

U ktheva nga rruga pak para mesnatës dhe kur hyra në garazhin e shtëpisë sime, një burrë hyri pas meje me një maskë dhe një shkop dhe filloi të më sulmonte. Mendoj se më ka ndjekur edhe kur isha në udhëtim, ka sqaruar Ana.