I dënuari me burgim të përjetshem: I 13-ti Bajram që më mbani padrejtësisht në burg!


Në burgjet e Maqedonisë vuajnë dënim një numër i madh i të dënuarve të pafajshëm, në bazë të fakteve dhe dëshmive më të cilat vuajnë dënimin.

Lexo: Rasti Alfa pjesa e 2-të
Lexo: Varrezat që flasin për një vrasje (VIDEO) Montimi i rastit të Burhanedinit

Çdo festë të dënuarit i gjen të mërzitur për fatin e tyre të rëndë dhe vuajtjen e dënimit pa faj. Para çdo feste, të revoltuar shprehin shqetësimin e tyre, para këtij Kurban Bajrami i revoltuar është shprehur edhe i dënuari me burgim të përjetshëm (rastin e Burhanedin Nuhiut mund ta dëgjoni këtu). Nuhiu ka shkruar në facebook:

“Mallkuar qofshi o ju politikan te ryshfetit mallkuar qofshi oju gjygjtar te pa shpirt kyj ashte I 13. Kurban bajrami ne burg dhe fmit e mij nuk kan bajram te lumtur pa prind”

Edhe të dënuarit e rastit “ALFA” shprehet të shqetësuar për familjarët e tyre, pa të cilët kalojnë ëdhe këtë festë të Kurban Bajramit./Pa Censurë