Dhëndri në pranga, gjykata cakton masë sigurie edhe për Sali Berishën

Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, mësohet se edhe për kreun e opozitës, Sali Berishën, gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Berishës i është sekuestruar pasaporta, por masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij është evituar, për shkak të moshës.

Mësohet se Berisha akuzohet pë korrupsion pasiv dhe hetimet e SPAK kanë të bëjnë me privatizimin e ish Kompleksit Partizani.

Sali Berisha ka njoftuar konferencë për shtyp në orën 21:00, ku pritet të japë detaje për këto ngjarje.

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është prangosur në Rinas.