Osmani: Sulmi ndaj spitalit dhe shkollës në Gaza është akt çnjerëzor, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi


Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në llogarinë e tij në Facebook ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në spitalin dhe shkollën në Gaza dhe ka thënë se autorët duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi.

Sulmi në spitalin dhe shkollën në #Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt çnjerëzor i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim.
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht.
Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi.