Borrell: Sulmi në spitalin e Gazës është një “tragjedi që shpaloset para syve tanë”


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se sulmi izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli në veri të Gazës është një “tragjedi që shpaloset para syve tanë”, transmeton Anadolu.

“Edhe një herë, civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin më të lartë. Përgjegjësia për këtë krim duhet të përcaktohet qartë dhe autorët të mbahen përgjegjës”, shkroi Borrell në rrjetin social X.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.