Presidenti palestinez anulon takimin me Biden për shkak të sulmit në spitalin e Gazës

A handout picture provided by the Palestinian Authority's press office (PPO) shows Palestinian president Mahmud Abbas looking on as he receives Palestinian athletes in Ramallah in the occupied West Bank on August 4, 2023. (Photo by Wissam KHALIFA / PPO / AFP) / === RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HO / PPO " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS === - === RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HO / PPO " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS === /

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas anuloi takimin e planifikuar me presidentin amerikan Joe Biden pas sulmit në spitalin në Gaza, raportuan disa media botërore. Takimi ishte menduar të mbahej nesër, në Jordani.

Abbas do të bashkohej me mbretin jordanez Abdullah II dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në një samit në Aman për të diskutuar luftën midis Izraelit dhe Hamasit me Biden.

Presidenti është shumë i zemëruar pas lajmit për masakrën izraelite në spitalin e Gazës dhe vendosi të kthehet menjëherë në Ramallah – tha një zyrtar palestinez, i cili donte të mbetej anonim, sepse anulimi nuk është bërë i ditur zyrtarisht.
Të paktën 500 njerëz u vranë pasi një raketë goditi Spitalin Al Ahli në Gaza sonte. Autoriteti Palestinez fajësoi Izraelin për sulmin, ndërsa ushtria izraelite tha se po hetonte rastin.