Sulmi nga militantët e Gazas ndaj Izraelit të shtunën ka lënë mbi një mijë njerëz të vdekur deri më tani.
Më shumë se 700 izraelitë janë vrarë nën sulmin e Hamasit dhe më shumë se 400 palestinezë të vdekur, nga sulme ajrore izraelite në Gaza.
Ende nuk dihen fatet e të paktën 100 pengjeve, duke përfshirë ushtarët izraelitë, që Hamasi thotë se ka kapur.
Por si arritën të dyja palët këtu?
Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë ekzistuar që para themelimit të kombit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në konfliktin e gjatë midis dy palëve gjatë dekadave.
Dhuna është rritur veçanërisht këtë vit. Numri i palestinezëve, militantë dhe civilë, të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë të gati dy dekadave. E njëjta gjë është edhe për izraelitët dhe të huajt, shumica prej tyre civilë, të vrarë nga sulmet palestineze.
Izraeli dhe Hamasi kanë qenë të përfshirë në konflikt të armatosur që nga Intifada e Parë Palestineze që daton në vitin 1987, e njohur ndryshe si kryengritja kundër pushtimit të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor nga Izraeli.
Izraeli e pushtoi Gazën nga Egjipti në një luftë të vitit 1967, më pas u tërhoq në vitin 2005. Territori, shtëpia e rreth 2 milionë palestinezëve, ra nën kontrollin e Hamasit në vitin 2007, pas një lufte të shkurtër civile me Fatahun, një fraksion rival palestinez që është shtylla kurrizore e Autoriteti Palestinez.
Pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës, Izraeli dhe Egjipti vendosën një rrethim të rreptë në territor, i cili është ende. Izraeli gjithashtu mban një bllokadë ajrore dhe detare në Gaza.
Para operacionit të së shtunës, lufta e fundit midis Hamasit dhe Izraelit ishte në vitin 2021, e cila zgjati për 11 ditë dhe mbetën të vrarë të paktën 250 njerëz në Gaza dhe 13 në Izrael.
Sulmi i së shtunës ndodhi në 50-vjetorin e luftës së vitit 1973, kur fqinjët arabë të Izraelit filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor 1973.
Çfarë është al-Aksa?
Kompleksi al-Aksa është një nga vendet më të nderuara në Islam dhe Judaizëm. Vendet e shenjta, të njohura për myslimanët si Al Haram Al Sharif (Shenjtorja fisnike) dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit, kanë qenë një pikë ndezjeje e tensioneve midis Izraelit dhe palestinezëve për dekada.
Hamasi thotë se nisi sulmin e së shtunës “Stuhia Al-Aksa” pjesërisht për të mbrojtur vendin e shenjtë. Vetëm myslimanët lejohen të falen në kompleks, sipas një marrëveshjeje që fillimisht ishte arritur më shumë se një shekull më parë. Vizitorëve jomyslimanë u lejohet vizita në kohë të caktuara dhe vetëm në zona të caktuara të kompleksit.
Por shumë në botën myslimane kanë frikë se, e drejta për të qenë adhuruesit e vetëm atje po humbet dhe se po ndjejnë një kërcënim nga një lëvizjet në rritje të ekstremit të djathtë hebrej dhe qeveria e ekstremit të djathtë të Izraelit.
Përleshjet kanë shpërthyer shpesh në këtë vend midis besimtarëve palestinezë dhe forcave izraelite. Policia bastisi kompleksin disa herë gjatë vitit të kaluar.
Kompleksi qëndron në Jerusalemin Lindor, të cilin palestinezët e duan si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm dhe që, shumica e komunitetit ndërkombëtar e konsideron si territor të pushtuar. Izraeli e pushtoi atë nga Jordania në luftën e tij Gjashtë Ditore në vitin 1967 dhe e konsideron Jerusalemin Lindor dhe Perëndimor si “kryeqytetin e përjetshëm” të tij, të bashkuar.