Numri i të vdekurve izraelitë nga sulmi i Hamasit rritet në më shumë se 250


Numri i të vdekurve nga sulmi masiv i grupit terrorist Hamas ndaj Izraelit rritet në më shumë se 250, thonë mediat në gjuhën hebraike, duke cituar zyrtarë mjekësorë.

Numri i viktimave pritet të vazhdojë të rritet.

Të paktën 1 mijë e 450 janë plagosur, shumë prej tyre rëndë.

Dhjetra civilë si dhe ushtarë të IDF-së besohet se janë rrëmbyer dhe sjellë në Gaza.

IDF-ja ka konfirmuar se ushtarë dhe civilë janë marrë peng, por nuk ka specifikuar një numër.

Mijëra raketa janë hedhur në jug dhe në qendër të vendit, duke vrarë një numër njerëzish.