Rreth 30 organizata joqeveritare dhe disa parti politike, përfshi edhe ato që haptas janë deklaruar se janë pro ruse, të bashkuara rreth Shtabit të krizës kundër referendumit, kërkojnë nga Qeveria para për fushatën e tyre. Shtabi i krizës fton Qeverinë të ndjek praktikat evropiane duke ndarë njësoj para sa për fushatën “pro” po aq edhe për fushatën “kundër” referendumit. Janko Baçev nga “Maqedonia e Bashkuar” madje me terme nacionaliste akuzon kryeministrin, partitë shqiptare dhe ambasadorin amerikan në vend Xhes Bejli, se po shkaktojnë panik në opinion, se në rast të dështimit të referendumit, do të ketë luftë.
Të gjithë e kanë të qartë se referendumi nuk do të jetë i suksesshëm. Tani vetëm Zoran Zaev, pushteti marionetë që qëndron në këtë ndërtesë po kërkon alibi për referendumin dhe e frikësojnë popullin. Siç e shihni tani ambasadori amerikan, Bejli, partitë shqiptare në shtet filluan hapur të thonë se do të ketë luftë nëse nuk ka sukses referendumi”- deklaroi Janko Baçev, “Maqedonia e Bashkuar”
Nëse Qeveria nuk iu ndan para, Shtabi i krizës zotohet se do të gjejë fonde të tjera, duke kërkuar nga kryeministri, Zaev të drëhiqet më 30 shtator.
Ta paralajmërojmë se duhet të mundësojë qasje të njëjte për të gjithë. Nëse kjo, ashtu siç dyshojmë, nuk ndodh, ne do të jemi në terren derë më derë dhe do të kujdesemi që referendumi të bojkotohet dhe të dështojë. Ndërsa pas kësaj presim dorëheqje nga Zaevi” u shpreh Filip Petrovski, VMRO DPMNE, fraksioni demokratik.
Nga Shtabi i Krizës vënë në dyshim integrimin në BE edhe nëse referendumi kalon.