Dy të tretat e anëtarësisë së VMRO-DPMNE mbështesin referendumin


Dy të tretat e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së do të mbështesin referendumin mbi emrin, i cili do të mbahet më 30 shtator, por nëse ky fraksion do të shndërrohet në shifra, kjo do të thoshte se më shumë se 200.000 votues opozitarë nuk do të mbështesin udhëheqësin e partisë Hristijan Mickoskin nëse eventualisht bën thirrje për bojkot, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”.

Ky informacion, të cilin kryesia e partisë e raporton se ka mare pas konsultimeve në terren me anëtarët e saj, paniku jep alarmin për pastrim të dytë të partisë.

Nga udhëheqësia e VMRO-së, kategorikisht mohojnë këto pretendimet dhe thonë se nuk u përgjigjen pyetjeve të bazuara në spekulime.