Ish i burgosuri politik, Afrim Caka, ka komentuar figurën e kryekriminelit të veriut, Millan Radojçiq, i cili sipas autoritete të Kosovës i ka prirë grupit terrorist në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në Bansjkë të Zveçanit.
Duke folur për kohën luftën në Kosovë, Caka ka thënë se kryekriminelin e veriut e njeh shumë mirë, bile ia njeh edhe familjen e tij, duke theksuar se nënën e ka pasur më shoviniste se sa është Radoiçiq dhe se babai i tij ka qenë punëtor i sigurimit shtetëror të saj kohe.
Caka ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radoiçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar.
“Me babain e tij kam punuar bashkë në fabrikë, na spiunonte sa herë që bënim protesta te Sigurimi i Shtetit, edhe nënën ja njoh e ka pasur më shoviniste se vet që ka qenë. Radoiçiqi është i Gjakovës dhe ka lindur në Gjakovë, baba i ka lindur në Pejë. Gjatë luftës ka qenë i moshës 23-vjeçare.
“ E them me plotë guxim se kur ka filluar bombardimi në Gjakovë, në mesin e kësaj tragjedie shquhet edhe Millan Rajko Radoiçiq, ishte 23 vjeçar dhe me 10 maj në rrugën tonë i ka vrarë tre persona. Jam dëshmitarë okular i kësaj ngjarje. Punën e tij ja kam bërë me dije edhe Presidentes, kryeministrit Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë. Punën e tij e kam përmendur edhe në Beograd kur e kemi akuzuar Serbinë për krimet në Gjakovë”, ka deklaruar Afrim Caka në “Debat Plus”
Shkurt Radoiçiq me 10 maj në orën 07:15 i ka bërë tri vrasje në Gjakovë në pranin e gjithë njerëzve që ishin në rrugë. Radoiçiqin e kam njohur mirë dhe babanë tij. Radoiçiqi ka qenë pjesë e grupit të dytë për djegien, plaçkitjen e shtëpive dhe dënimin e gjakovarëve drejt Shqipërisë… Ka qenë krimineli i dorës së parë, ka bërë krime të mëdha në Gjakovë”, ka deklaruar tutje Caka.