Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier raportohet se ka qëndruar në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku është takuar me kryeministrin, Albin Kurti.
Ky takim është mbajtur pas zhvillimeve të fundit të veri të vendit, ku një polic është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje për këtë takim, por ajo që dihet është se kryeministri Kurti në konferencën e sotme për medie ka bërë të ditur se do të takohet me ndërkombëtarët për situatën në veri.