Mushkolaj: Borrell e Lajçak nuk po e quajnë sulm terrorist, po frikësohen mos po hidhërohet Vuçiqi

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se Borrelli po e dënon sulmin e kryer nga një “bandë e armatosur”, ndërsa Lajçak as që po e përmend nga erdhi dhe kush e kreu sulmin.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zyrtarët e BE-së nuk po e quajnë krimin sulm terrorist, pasi me siguri frikësohen mos po hidhërohet Vuçiqi.

Postimi i tij i plotë:

Borrell po e dënon sulmin e kryer nga një “bandë e armatosur”. Lajçak as që po e përmend nga erdhi dhe kush e kreu sulmin.

Pra, zyrtarët e Bashkimit Europian nuk po e quajnë krimin me emër të vërtetë – sulm terrorist. Me siguri frikësohen mos po hidhërohet Vuçiqi.