Pas debatit në distancë mes kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ish-kryetarit, Nikolla Gruevski, me koment ka dalur edhe paraardhësi i Gruevskit, Ljubço Georgievski.
Sipas Georgievskit, ish kryeministrin Gruevski po e ndjek “karma”.
“Mesazh Gruevskit: Gjithçka që më bëre mua, tani po të bëhet ty. Sipas librit ua le. Natyrisht, ata që ishin besnikë ndaj meje ishin shumë më të shumtë. Mesazh për VMRO-Shumadinë: Duhet të bëni një hap shumë të vogël për të ndihmuar liderin tuaj të djeshëm, i cili ju dha pushtet për njëmbëdhjetë vjet. Të ndihmoni edhe pesëmbëdhjetë bashkëpartiakë të tjerë që janë të shtrirë nëpër burgje, përfshirë edhe ata nga 27. Të ndihmoni Maqedoninë në rrugën drejt Evropës”, shkroi Georgievski në Facebook.