Baton Haxhiu: Arrestimi i Belerit i nxituar, duhej të pritej momenti i duhur


nalisti Baton Haxhiu, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku komentoi aktualitetin politik dhe zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.

Haxhiu u ndal gjerësisht dhe te përplasja diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen Beleri.

Ai e cilësoi arrestimin e Belerit si të nxituar, pasi ka sjellë një përplasje politike që nuk i dihet fundit.

Haxhiu theksoi se Beleri nuk duhej të arrestohej 2 ditë përpara zgjedhjeve dhe përgjegjës për situatën e krijuar bëri prokurorin që nuk priti ta arrestonte në kontekstin e duhur politik.

Burgosja e tij është e nxituar, është me pasoja të cilat i kemi tani. Ai që vjedh vota meriton të burgoset dhe të arrestohet, por jo tre ditë para zgjedhjeve. Pasi nga një moment politik zgjedhor krijon moment përplasës politik të cilët nuk i dihet fundi. Ai që është nxituar ta burgos është prokuror i keq, është prokuror që shikon vetëm fakte por nuk e shikon në aspektin socio-ekonomik. Duhej ta gejnin momentin kur mund të burgosej. Beleri mund të burgosej të hënën ose të martën, kurdo. Nuk ka gabuar Dumani, as Rama se Rama nuk burgos njerëz. Beteja politike është betejë politike, por për faktin se jetojmë në një vend ku adhurohen liderët, prokurori mund të ketë gabuar për faktin se ka adhuruar liderin. Prokurori na ka futur në një situatë të palakmueshme. Shqipëria ka qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka pasur përplasje etnike.

Të gjitha vendet që e rrethojnë Shqipërinë janë të mbushura me problem etnike, etnonacionalizëm, dhe është dash me çdo kusht që Shqëipëria të ishte jashtë këtyre problematikave.

Ka qenë një prej oazave ku mundesh të jetoje pa asnjë problem me grekët. Por as grekët nuk duhet të shesin moral për të drejtat e njeriut, pasi aty nuk ka asnjë grup etnik grek kur 40% e banorëve nuk janë grekë”, tha Haxhiu.