Policia në Gjilan ka dalë me detaje rreth vrasjes që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Verbicë e Zhegovcit në këtë komunë.
PK-ja ka konfirmuar se 24-vjeçari A.N. dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga 47 vjeçari B.N. dhe nga i mituri 16-vjeçar A.N.
Gazeta Express më herët ka raportuar se viktima dhe të dyshuarit janë familjarë mes vete. Po ashtu, Express mëson se dy të dyshuarit janë babë e bir.
Po ashtu, Policia ka konfirmuar se motivet që dyshohet se kanë çuar në këtë vrasje janë të ulëta.
Ky është njoftimi i PK-së:
Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë për një rast “Vrasje”.