Osmani “ankohet” për jetën në funksionin e ministrit: Në 5 të mëngjesit, me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve


Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm ka bërë një postim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi të tij në aeroportin e Vjenës, ku tregon se është i privilegjuar që ka besimin e popullit dhe që me një sanduiç ka nisur ditën në ora 5 të mëngjesit, për një lobim për të ardhme më të mirë.

“Jeta e një ministri të jashtëm, në 5 të mëngjesit me veshje pune, me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve ( tani në Vjenë) për në destinacionin e rradhës dhe takimet e ditës për të bër një lobim më tepër për një të ardhme më të mirë të njerëzve. I privilegjuar të kem besimin tuaj. Sot në Bruksel në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe takime tjera të rëndësishme. Në mbrëmje nisem për Pragë ku si kryesues i OSBE organizojmë ngajrjen kryesore në kuadër të dimenzionit të dytë”, ka shkruar Osmani.