Propozimin që e ka hapur me iniciativë të vet – për shkelje të ligjit për financimin e partive politike, Komisionit antikorrupison është duke e mbyllur dhe do t’ia përcjell Entit shtetëror për revizioni (ESHR) dhe Ministrisë së Drejtësisë si kompetentë për mbikëqyrje dhe monitorim të financimit të partive politike.
Shemshi Salai, anëtar i KSHPK-së, në seancën e sotme të 92-të të Komisionit tha se bëhet fjalë për një donacion për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) i cili ishte më i madh se sa e lejon ligji, ndërsa lënda, tha ai, është hapur më bazën e tyre iniciative të një pyetjeje gazetareske.
Në bazë të raporteve të marra nga ESHR-ja është konstatuar shkelje e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike, sepse një person fizik ka dhuruar më shumë se sa është e lejuar me ligj.
Sipas ligjit, shumat e donacioneve janë të rregulluara dhe partitë nuk mund të marrin më shumë se 60 paga mesatare neto nga personat juridikë dhe më shumë se 30 paga mesatare në vend nga personat fizikë.
Nga BDI-ja i kanë marrë dokumentet e kërkuara dhe konfirmimin se ndërkohë edhe vetë e kanë konstatuar shumën e tejkaluar dhe kanë marrë vendim mjetet së bashku me virmanët janë kthyer.
“Po ashtu kanë konstatuar se kanë marrë një shumë më të madhe edhe nga dy persona juridikë dhe kanë vendosur t’i kthejnë në korrik të vitit 2023, tha Salai.
Megjithatë, shkelja e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike është bërë për shkak se paratë nuk janë kthyer menjëherë ose jo më vonë se 15 ditë pas dhurimit të tyre. Për këtë shkak KSHPK-ja për këtë lëndë do të informojë ESHR-në dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Anëtarët e KSHPK-së miratuan propozimin për inicimin e ndjekjes penale në Prokurorinë Publike kundër kryetarit të një komune për shkak se ka paguar ndihmë të njëfishtë financiare nga buxheti i komunës, nga Programi për masa dhe aktivitete nga fushën e mbrojtjes sociale, gjatë zgjedhjeve në 2018 dhe 2019.
Bëhet fjalë për pagesën prej 200.000 denarë për 38 persona fizik, transferta njëfishe nga mjetet buxhetore. Vendimin e ka marrë gjatë periudhës zgjedhore.
Komisioni antikorrupsion vendosi të ndërpresë veprimin për lëndën nga një kërkues anonim, i cili dyshon për avancimin e shtatë punëtorëve në komunën e Shkupit dhe se kjo gjoja është bërë në kundërshtim me Ligjin për nëpunës administrativ.
Sipas KSHPK-së, të pakonfirmuara janë pretendimit në raportimin. Është konstatuar se janë ndryshuar dispozitat e Ligjit për nëpunës administrativë, por se përkufizimi i gabuar i kushteve në shpallje nuk ka ndikuar dukshëm në avancimin e punëtorëve që kanë punuar në komunë për shumë vite.
Komisioni antikorrupsioninë mbledhjen e sotme ka propozuar që bordi shkollor i shkollës së mesme të muzikës “Ilia Nikolovski-Luj” dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës të përcaktojnë përgjegjësinë e drejtorit të shkollës, si përgjegjës për zbatimin e buxheti, për shkak të prokurimit publik të dedikuar të një klaviri, të kryer pa dialog teknik dhe për punësimin e paligjshëm të akorduesve të klavirit.
Nga dokumentet u konstatua se specifikimi teknik i klavirit ë blerë përkon me ofertën, e cila ishte unike. Tre akordues të klavirit kanë të njëjtin mbiemër nga e njëjta familje dhe njëri prej tyre ka një formë private përmes të cilit është bërë blerja.