Nga Lëvizja Besa kërkojnë urgjentisht që të zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të Velesit, të cilët nuk kanë mundësinë që të vijojnë mësimin shqip në shkollë të mesme. Nga kjo parti kërkojnë që ministri i Arsimit t’ia merr kompetencat kryetarit të komunës ta zgjidh problemin me paralelet shqipe.
“Ministri i Arsimit shqiptar (BDI), zëvendës ministri Shqiptar (BDI), Drejtori i Inspektoratit shtetëror për Arsim shqiptar nga Velesi (ASH) dhe nxënësit e Velesit kufizohen të mësojnë shqip. Dhe të tre këto funksionarë të BDI-së dhe ASH-së në arsim, edhe pse tash kanë bazë dhe arsye ligjore nuk mund t’ia marrin kompetencat e Arsimit kryetarit të Komunës së Velesit dhe ta bëjnë të mundur që nxënësit shqiptarë të VELESIT të mësojnë në gjuhën shqipe”, thonë nga Lëvizja Besa.