Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 30-vjeçarit banues në Gostivar, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë për fëmijë nga neni 193a paragrafi. 1 të Kodit Penal.
Prokuroria njofton se “Në periudhën prej vitit 2022 deri më 26.06.2023 në Gostivar, i dyshuari ka prodhuar pornografi për fëmijë, duke filmuar në disa raste marrëdhënie seksuale me një fëmijë viktimë 15-vjeçare. Materialet video dhe fotot e regjistruara i ruajti në memorien e celularit, për t’i shpërndarë, transmetuar dhe ofruar në një mënyrë tjetër.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësia e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent te gjyqtari i procedurës paraprake ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit.Pa Censurë