Azizi porosi Ali Ahmetit: Do pësoni humbje të thellë


ekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i ka dërguar porosi partisē në pushtet BDI-së se në ciklin radhës zgjedhor do të pësoj debakël.

Azizi në shkrimin e tij i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeri edhe për termin që përdor ky i fundit ndaj partive opozitare duke i quajtur parti të vogla.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Azizit në Facebook:

Çdo gjë këputet kur hollohet, ndërsa zullumi këputet kur trashet!

Ky refreni “parti të vogla” që Ali Ahmeti ka nisur shpesh ta potencojë dhe Artan Grubi e përsërit si papagall duke aluduar gjoja se BDI qenka parti e madhe e tjerat të vogla, burojnë nga një gjë: Nga ankthi, paniku dhe një frikë e madhe!

Historikisht të mëdhenjtë kanë pësuar nga “të vegjëlit”. Edhe Firauni ishte i madh bile e pati shpallur veten Zot, deri sa doli një Musa që e përmbyti atë bashkë me pushtetin e tij në det duke mbetur si shembulli më i keq në historinë e njerëzimit!

Edhe historia e Davudit me Xhalutin (Davidi dhe Goliati), po ta kishit dëgjuar (ju të “nënës natyrë”) i ka të njejtat porosi kur i “i madhi”, në fakt mendjemadhi humb nga i “vogli”. Xhaluti i madh vdiq nga një gur që e goditi Davudi i vogël.

Andaj mos u vetëmashtroheni dhe vetëngushëlloheni se jeni të “mëdhenj”, sepse kjo histori do ju përsëritet ashtu siç nuk ju shpëtoi dy herë rradhazi nga humbja në Tetovë!

Kur ju me mburrje thonit nuk mund ta kaloni as raundin e dytë, ne ju thonim se do ju fitojmë në Tetovë, ju ndërtonit skena humori me të qeshura dhe në fund humbët shumë keq. Me 5 mijë vota diferencë!

Herën e parë thatë se nuk e morrëm seriozisht, por ja që edhe herën e dytë kur “ju e kishi patur seriozisht” pësuat me debakël!

Po, ju parti e madhe, për nga përmasat e zullumit, ama e harroni proverbëm e artë shqipe: Çdo gje këputet nga së holli, kurse zullumi prej së trashi.

Andaj përsëri u themi: Në zgjedhjet e ardhshme do të pësoni humbje të thellë dhe shqiptarët do të marrin frymë lirshëm nga ju dhe pushteti juaj zhvatës dhe gllabërues!”, shkruan Azizi në Facebook./LAJM