Fluturoi mbi digë të liqenit me X6-të, “piloti” jep dëshmi kontradiktore: M’u bllokua pedali i gazit


26 vjeçari Eldi Allushi, i cili përfundoi në digën e liqenit artificial në Tiranë duke drejtuar BMW “x6”, në orët e para të mëngjesit, ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.

Gjatë marrjes në pyetje fillimisht 26 vjeçari ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.

Lexo Edhe:

Ова ќе ви помогне болката во коленото да изчезне преку ноќ!

Hisen Berisha publikon një tabelë: Sveçla është dezertor i luftës, kqyre n…
Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës ka rezultuar se në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për tu marrë në pyetje.

Ai u ndalua në orën 15:00 të së martës, dhe Eldi Allushit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike.