Me vota unanime, kuvendarët e degës së Aleancës për Shqiptarët(ASH) në Tetovë, kanë zgjedhur Flakron Bexhetin për kryetar dege.
Ai ishte kandidati i vetëm i mbështetur nga shumica absolute e kuvendarëve dhe nëndegëve, i paraqitur në konkursin e shpallur nga Kryesia e partisë.
“Flakron Bexheti është një nga anëtarët e parë që nga themelimi i partisë, ka qenë pjesë aktive në të gjitha proceset në të cikat ka kaluar subjekti, ka bartur përgjegjësi të ndryshme në strukturat partiake, është zgjedhur anëtar i kryesisë, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe zëdhënës i partisë.
Pasi falenderoi kuvendarët për besimin e dhënë, Bexheti tha se që nesër do të punojë bashkërisht me të gjithë anëtarët dhe strukturat lokale për të rikthyer Aleancën për Shqiptarët në forcën e parë politike në Tetovë”, theksohet në komunikatën e ASH-së.
Punimet e Kuvendit i ndoqën nga afër edhe kryetari i ASh-së, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, sekretari organizativ, Isen Shabani, nënkryetarja Ilire Dauti, deputeti i zonës, Adnan Neziri, zëvendës ministrja Vjollcë Berisha dhe zyrtarë të tjerë partiak.
Mryetari i ASH-së, Arben Taravari vlerësoi unanimitetin e ndërtuar në Tetovë dhe uroi zgjedhjen e Flakron Bexhetit si kandidat të vetëm për kryetarë dege.
Taravari tha se për ASh-në, dega e Tetovës ka rëndësi të veçantë, ndërsa lëvizjet e fundit pozitive dhe anëtarësimet e reja në këtë degë kanë dhënë shpresë për ringritje të subjektit.
Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, shtoi se që nga themelimi i partisë, Tetova ka qenë në qëndër të vëmendjes dhe një nga degët më të fuqishme që i ka dhënë fuqi edhe subjektit në përgjithësi. Edhe përkundër rrezultateve të papëlqyeshme në zgjedhjet e fundit, Sela u shpreh i bindur se dega e Tetovës do të ringritet dhe do të rikthejë rrezultatet e suksesshme dhe do të jetë forca kryesore politike në të ardhmen e afërt.