Deputetja Fisnike Shaqiri: “Unë jam për Evropë” mos lejojmë të na kaloj treni i fundit pa ndalur


Deputetja Fisnike Shaqiri:

Të nderuar qytetarë ,
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Verit në seancen e 123, si pikë e vetme e rendit të ditës është : Propozimi për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Jemi 120 deputet në Kuvend ,përfaqësues të partive politike ,por ajo që sot unë dua të pëfaqësoj ēshtë: Të siguroj një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhshme sepse alternativë tjetër pos integrimeve evropiane nuk kemi,t’u siguroj një të ardhme më të mire vajzave të mia, t’u siguroj një të ardhme më të mirë atyre të rrinjve që u janë këputur shpresat ,t’ua kthejmë shpresën e humbur,sepse ua kemi borxh një jetë më të mirë !Të mos lejojmë të na mallkojnë që rrënuam të ardhmen e tyre!
Unë nuk dua që të kem brejtje të ndërgjegjes !
Ne ,deputetët e Kuvendit të Republikës sē Maqedonisë së Veriut kemi në dorën tonë të vendosim një të ardhme më të mirē dhe një të ardhme me vlera evropiane për fëmijët tanë. Unë sot dua të përfaqësoj interesin e gjithë atyre që më kanë besuar mua se ndryshimin mund ta bëj Unë dhe secili deputet !Sot ne kemi në dorën tonën fatin e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë!
Të mos lejojmë të kaloje edhe ky tren i fundit qe ka ngelur ,sepse nuk do kemi më edhe nje stacion (mundësi) tjetër që të mund të presim të vije treni tjetër i rradhes ,sepse ndoshta edhe nuk do të ketë!

Bashkë të gjithë deputetët për një ardhme evropiane!

Unë jam për Evropë!