Shpërthim në pikën e karburantit, 12 viktima e 50 të plagosur në Rusi


Një zjarr ka shpërthyer në një pikë karburanti në rajonin jugor të Rusisë, Dagestan. “Mbetën të vdekur 12 persona, përfshirë dy fëmijë”, thanë zyrtarët rusë.

Zjarri filloi në një dyqan riparimi makinash në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala të hënën mbrëma dhe shkaktoi një shpërthim që u përhap në një pikë karburanti aty pranë, thanë zyrtarët.

Numri i të plagosurve u rrit në 50 persona, që nga mesnata me orën lokale, tha guvernatori i Dagestanit Sergei Melikov.

Zjarri ka shpërthyer në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë, tha Shërbimi Lokal i Emergjencës. Sipas autoriteteve, ekzistonte rreziku për më shumë shpërthime, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, shkruan Reuters.