Haradinaj reagon pas fjalimit të Kurtit në Tetovë: Të dashur bashkëkombës, mos i besoni mashtruesit

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas një fjalimi që Kryeministri Albin Kurti e ka mbajtur në Tetovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – që i bëri në një tubim në Maqedoni të Veriut.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bllokuar të gjitha projektet që lidhin Kosovën me vendet fqinje.

“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.