Sekretari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të ASH-së, Arben Taravari, në “Summer Click” në TV21, i cili tha se fronit opozitar L.Besa, AAA dhe LD janë derivat i BDI-së. Demiri e ka quajtur Tarvarin “derivat të Menduh Thaçit”.
Në lidhje me: Taravari: Fronti opozitar i tanishëm, derivat i BDI-së
“Është interesant fakti që kohët e fundit si duket Taravari për ditë e më shumë po mbron BDI-në dhe Ali Ahmetin dhe po sulmon opozitën. Kjo nënkupton një gjë se derivati i Menduh Thaçit dëshiron të vazhdoj rrugën e mentorit të tij, të jetë patericë e BDI së, si në kohën kur ishte opozitë ashtu edhe tani.
Taravari me veprimet dhe deklaratat e tij është demaskuar totalisht, dhe është shëndruar në pinjoll të Ali Ahmetit”, tha Demiri.