Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri.
Në zonën e Iballës në Fushë Arrëz, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit të këtij fshati.
Siç raporton Abcnews.al, i mitur është nxjerrë nga uji nga familjarët, përcjell Klankosova.tv.
Atij ishte dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.