Pacientja e infektuar me ethe hemorragjike krime-kongo është në gjendje stabile, thotë Dobrinka Naunova Jovanovska, nga Klinika Infektive.
“Pacientja për momentin është në gjendje stabile, parametrat po ndiqen vazhdimisht që mos të vije te ndonjë përkeqësim. Është dita e pestë që është sëmurë, por ndiqet vazhdimisht që mos të vije deri te ndonjë përkeqësim. Tek kjo sëmundje konkrete është shumë me rëndësi terapia suportive, terapi zëvendësuese, që të kompensohet gjithçka që humbet. Mendoj se pacientja do të mbetet në gjendje stabile”, tha Jovanovska.
Ndërkaq, për shkak të kontakteve, deri tani janë lëshuar 40 vendime për mbikëqyrje shëndetësore për këtë infeksion.