Shaqiri: “Studentet e UT nga shtatori mund të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri”


Ministrini Arsimit dhe Shkencës në RMV Jeton Shaqiri ka njoftuar se:

Nga viti akademik 2023/2024 studentët e Universitetit të Tetovës do të mundet të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri, sepse ky konvikt veçmë figuron në listën e konvikteve shtetërore si KSHS Tetovë ku studentët aplikojnë online.

Sipas dinamikës së paraparë, më 1 tetor qëndrimi i rreth 300 studentëve do të bëhet i mundshëm në kushtet më bashkëkohore që i ka pasur ndonjë konvikt shtetëror për studentë deri tani. Pajisjet po vendosen sipas planit kurse kanë ngelur disa finesa të cilat jam i sigurt që deri në fund të muajit shtator do të përfundojnë.

Po e kryej misionin të cilin e filluan parardhësit e pozitës sime, dhe jam i gëzuar që u dhash dinamikën e duhur punëve që ky konvikt të finalizohet dhe të mer pamjen e bukur të tij. Me fat ju qoft studentë!

****