Diler droge Kanadë-Nju Jork, i kërkuar nga FBI-ja| Kush është i arratisuri nga Bon Vivant’i?


Në përleshjen që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës mbeti i vdekur Kastriot Ramadani 39-vjeçar.

Gazeta Insajderi merr vesh se Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” është i dyshuari kryesor në rastin e mbrëmshëm në “Bon Vivant”.

“Duka” është emër i njohur edhe në Amerikë ku ka një të kaluar kriminale.

Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.

Për “Dukën” është lëshuar urdhër arrest në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në disa fotografi “Duka” shihet nën shoqërinë e Kastriot Ramadanit i cili mbeti i vrarë mbrëmë në “Bon Vivant”.