Sot (04-gusht) rreth orës 03:00, zyrtarët policorë të Njësisë Policore të Zherovjanit kanë privuar nga liria personat L.M. (37), I.M. (23) dhe 22 vjeçaren F.M., të cilët dyshohen se rreth orës 02:35 në Radiovcë të Tetovës, me mjete druri dhe të mprehtë kanë sulmuar fizikisht personin A.R. (30) nga fshati Radiovcë. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.