Trendi i të famshmëve që puthin fëmijët e tyre në buzë ka ndezur një debat emocional mes prindërve dhe ekspertëve.
Ndërsa disa e shohin atë si një gjest dashurie, një psikolog paralajmëron se mund të ketë efekte të dëmshme në zhvillimin e fëmijëve. Kjo temë e diskutueshme ka ngritur pyetje në lidhje me praktikat e duhura të prindërimit dhe ndikimin e mundshëm që ato mund të kenë te fëmijët.
Kufijtë personalë të trupit të një fëmije janë vendimtare për zhvillimin e shëndetshëm të tyrë, siç theksohet nga psikologja e njohur Charlotte Reznick. Puthja e një fëmije në buzë, së bashku me praktika të tjera si mbështjellja me gjësende që i bënë të ndjehen ngushtë, ushqyerja me forcë dhe gudulisja agresive, mund të dërgojnë të gjitha një mesazh mesazh se hapësira e tyre personale ua lejon ndërhyrjet e të tjerëve, apo ndërhyrjet nga jashtë.
Zakone të tilla prindërore mund të rrisin rrezikun që fëmija të zhvillojë një “sindromë të viktimës”, duke çuar në vështirësi të vendosjes së kufijve personal dhe të thënit jo. Duke kuptuar ndikimin e veprimeve të tyre, prindërit mund të krijojnë një mjedis të sigurt dhe edukues që fëmijët e tyre të jenë të lumtur.
Profesionistët mjekësorë, përfshirë dentistët, po japin alarmin për rreziqet e mundshme të ndarjes së pështymës me fëmijët. Derisa të rriturit mund të jenë në gjendje të trajtojnë mikrobet në gojën e tyre, fëmijët me sistem imunitar më të dobët janë më të prekshëm ndaj infeksioneve të dëmshme.
Psikologia e njohur Charlotte Reznick nënvizon rëndësinë e të kuptuarit të këtij rreziku, pasi disa infeksione mund t’u transmetohen fëmijëve përmes pështymës dhe të shkaktojnë dëme serioze.
Duke marrë masa paraprake për të kufizuar shkëmbimin e pështymës, prindërit mund të mbrojnë mirëqenien e fëmijëve të tyre.
Sipas psikologëve, fëmijët priren të mësojnë duke imituar mjedisin e tyre, duke përfshirë sjelljet që mësohen në shtëpi. Kështu, ata mund të imitojnë në mënyrë të pafajshme puthjen në buzë si një mënyrë për të treguar dashuri ndaj të tjerëve, të pavetëdijshëm për implikimet që mund të kenë me këtë initimet me të huajt. Prandaj, ata pa e ditur mund ta përsërisin gjestin me të tjerët jashtë rrethit familjar. Për të shmangur situata të tilla, eksperti sugjeron që fëmijët të puthen në faqe ose ball.
Shfaqja publike e dashurisë mes prindërve dhe fëmijëve të tyre, veçanërisht puthjet në buzë, ka qenë një temë e diskutueshme vitet e fundit. Victoria dhe David Beckham, të cilët njihen për stilin e jetës së tyre luksoze dhe imazhin e profilit të lartë, janë kritikuar për puthjen e fëmijëve të tyre në buzë në publik. Por çifti thotë: “Ne duam t’u tregojmë fëmijëve tanë dashuri dhe ne i mbrojmë ata, kujdesemi për ta dhe i mbështesim, dhe ne jemi shumë të dashur me ta”, shkruan BrightSide.