Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik. Ai u qëllua për vdekje para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke.
Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra/n.m.abcnews.al