Arrestohet 42-vjeçarja, kërkonte lëmoshë në pikëpagesën në Zhelinë duke penguar qarkullimin e veturave


Policia ka arrestuar mbrëmë një 42-vjeçare nga Shkupi, pasi e njëjta duke kërkuar lëmoshë në pikëpagesën për taksa rrugore në Zhelinë, ka penguar qarkullimin e veturave në autostradë.

“Më datë 25.07.2023 në ora 20.05, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar 42-vjeçaren S.Sh. nga Shkupi. Ajo është denoncuar nga udhëheqësi i pikëpagesës në Zhelinë se kërkon lëmoshë dhe e pamundëson qarkullimin e veturave në autostradë. E denoncuara është larguar nga autostrada dhe do të përballet me kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.