Izet Mexhiti nga nesër fillon procedurën e themelimit të Lëvizjes së Re

Izet Mexhiti nga nesër (e hënë) fillon procedurën e themelimit te lëvizjes se re. TV21 mëson se qëllimi i Lëvizjes së udhëhequr nga Izet Mexhiti ka për qëllim bashkimin e frontit opozitar.

“O do të shkojmë në shtëpi o do të themelojmë lëvizjen e re politike” tha para disa ditëve Mexhiti duke duke treguar se e njëjta nuk do të jetë klasike.

I pyetur se a kanë një emër për partinë, Mexhiti tha se po mendojnë dhe se debati është hapur dhe priten iniciativa nga qytetarët. Mexhiti paralajmëroi se do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë mendimin ndryshe. Ai shtoi se deri tani ka pasur një parti të fuqishme BDI dhe parti të vogla opozitare të cilat nuk e kanë luajtur rolin e opozitës.