Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqir preznaton projektet e reja!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka njoftuar se ne kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor të MASH-it u takova me Prof. Dr. Nikica Mojsoska – Bllazhevski, eksperte e angazhuar për nevojat e projektit ku së bashku diskutuam në lidhje me 🏫 👩‍🏫👨‍🏫mbështetjen tutoriale për nxënësit e shkollave fillore të cilët u ballafaquan me sfida gjatë ndjekjes së mësimit gjatë pandemisë së Kovid-it.

📝 Projekti parasheh programin për ndihmë dhe mbështetje të nxënësve të shkollave fillore, të cilët për shkak të pandemisë me COVID-19 nuk kanë pasur mundësi ose kanë pasur vështirësi të ndjekin mësimin online ose mësimin me prezencë fizike, në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës.

👌Projekti do të fillojë të realizohet nga viti shkollor 2023-2024 në tre pilot komuna, pas së cilës do të vijojë analiza e rezultateve të arritura dhe më pas definimi i zgjedhjes sistematike dhe implementimi në nivel nacional.