Kasami ia refuzon ftesën, Rama e quan “djal të mirë”


Pasi dje në disa media qarkulluan informacione se kreu i Besës, Bilall Kasami ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, sot në konferencën për shtyp në pyetjen e gazetarëve rreth refuzimit të takimit nga ana e Kasamit, kryeministri e cilësoi se ai nuk ka kërkuar takim dhe se Kasamin e ka quajtur “djalë të mire”.

“Unë nuk i kam kërkuar takim z.Kasami, ndoshta kjo ka qenë preventivë për të mos u takuar. E cilësoi djalë të mire, le të merret me punët e Tetovës, mos na përzini me punët e NATO-së’, ka thënë Rama.

Por në lidhje për këtë takim nuk ka patur asnjë reagim nga partia e Kasamit.