Trump: Putin është dobësuar nga rebelimi i Wagner


Vladimir Putin është “dobësuar disi” nga rebelimi i grupit Wagner, ka thënë Donald Trump. Presidenti rus arriti një marrëveshje me shefin e grupit mercenar Yevgeny Prigozhin për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur javën e kaluar.

Trump, i cili ka qenë një admirues për një kohë të gjatë i Putinit, tha në një intervistë ekskluzive për Reuters se reputacioni i tij ishte dëmtuar nga kryengritja.

Mund të them se Putini është ende i fortë por ai me siguri në mendjet e shumë njerëzve është dobësuar”, tha ai.

Sa i përket Ukrainës, ish-presidenti i SHBA-së nuk përjashtoi që Ukraina mund t’i duhet t’i lëshojë disa territore Rusisë në mënyrë që t’i japë fund luftës.

Ai tha se gjithçka do të ishte “subjekt i negociatave”, nëse ai do të ishte president, por shtoi se ukrainasit që kanë zhvilluar një luftë të fuqishme për të mbrojtur tokën e tyre kanë “fituar shumë kredite”.

“Unë mendoj se ata do të kishin të drejtë të mbanin shumë nga ato që kanë fituar dhe mendoj se Rusia gjithashtu do të binte dakord me këtë,” tha ai.