Sam Smith dhe Christian Cowan u fotografua në qytetin e New Yorkut gjatë rrugës për në Paradën e Krenarisë të dielën.
Këngëtari i hitit “Unholy” kishte veshur pantallona të shkurtra xhins dhe një këmishë të zezë, gjersa kishte të shkruar në mesin e bluzës “Julius” me ngjyra të ylberit.
Christian, i cili u pa në mëngjes me Smith të shtunën kishte veshur të njëjtën këmishë me mbishkrimin “Julius”, të kombinuar me një palë pantallona të shkurtra të zeza, çorape të zeza, këpucë të zeza dhe një kapelë të markës “Miu Miu” prej 595 dollarësh.
Bad Bunny dhe Christina Aguilera janë në krye të koncertit që do të mbahet për personat e komunitetit LGBT+ në New York.
Kjo është dita e dytë radhazi që Smith dhe Cowan janë parë së bashku, ndërsa nuk ka asnjë konfirmim nga ata për një lidhje të mundshme romantike. Dyshja kanë kaluar shumë kohë së bashku gjatë muajve të fundit.