Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, nuk beson se Ramiz Merko do të përjashtohet nga BDI-ja, për shkak të përfshirjes në “listën e zezë” amerikane.
“Merkon nuk mund ta përjashtojnë nga partia ata ngase mandatin e fundit për kryetar të komunës e ka fituar me ato dosjet që vijnë funksionarët sizakonisht te zyrat në Reçicë dhe e kushtëzojnë Aliun, në rast se nuk rikandidohen, nuk më rikandidoni atëherë ta dini që do t’ua nxjerrim në publik diplomat për të cilat na keni thirrur në telefon që tu japim funksionarëve tuaj për tu pajisur me diploma dhe pastaj të fitojnë pozicione udhëheqëse në shtet”, tha nënkryetari i Lëvizjes Besa në intervistën e tij për gazetën LAJM.